Aktorja e mirënjohur, Marjana Kondi, ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Rama kishte zgjedhur sot fjalët e Marjana Kondit, që sipas tij, mendonte te duhet të kemi një Teatër të ri Kombëtar.

Por, në një mesazh në “Facebook”, aktorja thekson se Rama nuk e ka cituar plotësisht, duke e quajtur këtë një zakon të vjetër të politikës shqiptare që e thotë të vërtetën përgjysmë.

Ndër të tjera, ai thekson e revoltuar se shteti shqiptar nuk i ka dhënë asnjë lekë për largimin e padrejtë nga puna.

Reagimi i Marjana Kondit:
Unë vlej! Jam aktorja dhe punonjësja e parë e cila në vitin 2014 reformoi Teatrin Kombëtar duke më larguar nga puna ( arsyet e së cilës i di vetëm drejtuesi i institucionit)

Jam aktorja që Shteti Shqiptar dëmshpërbleu me XX000000 lekë për largimin tim të padrejtë nga puna. Jam aktorja që sot Kryeministri i Shqipërisë më dedikon një status në faqen e tij. Jam aktorja që konsiderohem nga një Kryeministër Artist si një ndër artistet që ka mbledhur më shumë duartrokitje në skenën e Teatrit Kombëtar.

Shoh që jam cituar por jo plotësisht, zakon i vjetër i politikës që në rastin më të mirë e thotë të vërtetën përgjysmë dhe kjo e bën atë të gënjeshtërt. Kryeministri apo çdo palë politike duhet t’i citojë dhe referojë artistët në gjithë të vërtetën e tyre dhe e verteta ime është që pasi kam kërkuar kushte, më kanë larguar nga puna në teatrin kombëtar, pikërisht unë që Kryeministri thotë që jam duartrokitur shumë.

Jam distancuar nga debati për teatrin dhe do të përfshihem kur të shoh që mendimi i artistit vërtetë vlen për teatrin dhe jo për përdorim politik. Unë vlej! Vlej sa gjithë duartrokitjet e publikut tim.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb