Ndërsa pritej të zhvillohej konferenca për ‘Klimën në Ballkanin Perëndimor’ një incident i ndodhur në sallë ka anuluar gjithçka.

Gazetarja Erjola Jata raporton për “BalkanWeb” se në konferencë do merrnin pjesë edhe Kosova me Serbinë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe ambasadorë dhe donator të huaj.

Ajo shton se gazetarët kanë qënë jashtë në holl në momentin që ka ndodhur incidenti, duke mos e kuptuar qartë çfarë ka ndodhur dhe mes kujt.

Ajo shton se është parë i shqetësuar duke folur disa herë në telefon edhe ministri shqiptar i Mjedisit, Blendi Klosi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kujtojmë që në të kaluarën në aktivitete të ndryshme rajonale dhe botërore, delegacioni i Serbisë ka braktisur konferencat pasi nuk e njeh Kosovën si shtet dhe rrjedhimisht as përfaqësuesit e këtij shteti në këto konferenca.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb