Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar që mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi ligje si iniciativë e deputetëve të cilat kanë nga tri vite në sirtarë. Shpresoj shume qe te futen me prioritet ne  kalendare per tu shqyrtuar. Janë propozime të rendesishme qe vijne nga opozita.

Gjithashtu dua të theksoj problemin e zvarritjes se mandatit te Olta Xhaçkës. Shpresoj shume dhe ju bej thirrje te vazhdohet pa humbur kohe qe kjo ceshtje te shkoje ne Gjykate Kushtetuese. Ne Këshillin  e Legjislacionit edhe deputet e PS, rane dakord qe mocioni ti percillet Gjykates, dhe shpresoj qe ne seancen e 12 shtatorit kjo te ndodh.

Kam edhe nje çeshtje te rendesishme qe lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kerkuat qe debati per kete çeshtje dhe ngritja e nje komisioni parlamentar per te adresuar problematikat, te ndodh ne shtator. Shtatori erdhi, keshtu qe ju kerkoj qe kete çeshtje ta kemi prioritet edhe si nje instrument per te zhbllokuar fondet e BE per fermeret. Fonde qe mbajen te bllokura per shkak te korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”, shprehet Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb