Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, propozoi emërtimin e dy sallave të vogla në mjediset e ndërtesës së seancave plenare të Kuvendit me emrat Bashkim Fino dhe Gerti Bogdani

“Dëshiroj t’ju bëj me dije se kam vendosur që për të nderuar emrin dhe kontributin politik, shoqëror e parlamentar të dy personaliteteve të shquar, të ndarë nga jeta, dy sallave të vogla në mjediset e ndërtesës së seancave të Kuvendit, t’u vemë njerës emrin Bashkim Fino dhe tjetrës emrin Gerti Bogdani.
Bashkim Fino, ish-Kryeministër i Shqipërisë, ish ministër dhe deputet i Kuvendit për 6 legjislatura, u nda nga jeta në detyrë, si deputet i Kuvendit.
Gerti Bogdani, deputet i Kuvendit, për 2 legjislatura, u nda nga jeta në moshë të re.
Besoj se kam mbështetjen tuaj dhe të deputetëve të Kuvendit”, u shpreh znj. Spiropali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb