Zëvendës ministrja e Turizmit Ilva Gjuzi, në fjalën e saj në Konferencën ndërkombëtare mbi Ekonominë dhe Globalizmin, të organizuar nga Universiteti “Luarasi”, u shpreh se tashmë vendi ynë është një atraksion turistik në të 12 muajt e vitit dhe jo vetëm në sezonin veror.

Gjuzi shtoi se sapo janë mbyllur konsultimet publike të draft strategjisë së re të turizmit 2030, që bën të qartë se e vetmja mundësi për të çuar përpara turizmin është zhvillimi i politikave që kanë në themel qendrueshmërinë.

Sot nuk flasim vetëm për shifra dhe turistë që vijnë vetëm për pushim por trendi i turizmit është që turistët po vijnë në 12 muajt e vitit. Sezoni veror ka patjetër fluks të shtuar por është një turizëm që vijon në 12 muajt e vitit. Shkaktar është edhe vizioni i qeverisë që po fokusohet në zhvillimin e produkteve turistike. Vendi ynë ka asete të mrekullueshme por nëse nuk ka produkte ku të shpenzoje turisti, nuk do të gjeneroheshin të ardhura. 

Sapo kemi mbyllur konsultimet publike të draft strategjisë së re të turizmit 2030, që bën të qartë se e vetmja mundësi për të çuar përpara turizmin është zhvillimi i politikave që kanë në themel qendrueshmërinë. Për ta mbyllur, duke qenë se jemi në ambientet e një universiteti prestigjioz, brezi i ri duhet të marrë seriozisht punën orët e punës, punën në auditor dhe territor, dhe të kuptojnë që për të ecur para duhen shumë orë dhe pune dhe nëse flasim për qendrueshmëri, këto gjëra që po bëjmë duhet t’i lëmë për dikë. Plakja e popullsisë trend global por brezat e rinj kanë në dorë ta përmirësojnë. Unë kam tre fëmijë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb