TIRANE

Ministria e Drejtësisë ka pritur mbi 400 avokatë vendas e të huaj në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare për Drejtësinë Penale. Në eventin e organizuar nga Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë kanë qënë të pranishëm edhe personalitete të shquar nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia e Italia.

Në fjalën e tij,  Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë,  njëkohësisht pedagog në Universitetin ‘Luarasi’ vlerësoi risitë e reformës në drejtësi. Ai më tej shtoi se problemet me gjykatat mbi aktmarrëveshjet duhet të verifikohen nga përfaqësuesit e ministrisë përgjegjëse.

Zv.ministri i Drejtësisë, Toni Gogu e vuri theksin mbi restaurimin e integritetit në një kohë që  Avokati i Popullit, Erinda Ballanca iu bëri thirrje avokatëve që t’i shtyjnë klientët të denoncojnë padrejtësitë në komisariatet e policisë e burgje.

Gjatë konferencës referuan edhe shumë lektorë e ekspertë mbi eksperiencat e tyre në sistemin e drejtësisë. Ata dhanë sugjerime për përmirësimin e zbatimin e ligjit si dhe propozuan shkëmbimin e ideve e modeleve mes shteteve të ndryshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb