Sot u mbajt në kryeqytetin e Shqipërisë Konferenca Tirana Diplo 2024, ku ndër të tjera u tha se vendi ynë ka shanse reale që të jetë pjesë e BE deri më 2030.

Diplomati Agim Nesho ka komentuar këtë Konferencë dhe premtimet e dhëna aty nga kryeministri Edi Rama. Nesho tha se Rama është aventurier në politikën e jashtme. Sipas tij, regjimi i Rilindjes e ka larguar Shqipërinë nga BE.

Ambasadori në karrierë Agim Nesho: Në diskutim Rama bëri prioritetet e tij, duke theksuar faktin se aleatët tanë në Ballkan do vazhdojnë të jenë Turqia, Greqia dhe Italia. Rama u lidh së tepërmi me Turqinë. Rama ka luajtur me ndjenjat patriotike të popullit shqiptar. Shqipëria duhet të ketë raporte shumë të mira me Gjermaninë, Britaninë dhe SHBA. Rama është një aventurier në politikën e jashtme. Turqia ka interesa me Shqipërinë, për të ndërhyrë në çështje të brendshme. Kroacia është një vend, që mund të kemi raporte tepër të mira.

Ne u lidhëm kokë e këmbë me Vuçiç, për të realizuar Ballkanin e Hapur. Regjimi i Rilindjes e ka larguar Shqipërinë nga BE. Ne nuk e meritojmë të jemi në BE, pasi kemi fenomene si kapja e shtetit, kemi raste të pastrimit të parasë, lidhje të qeverisë me krimin. Kjo është retorikë e Ramës, për t’i hedhur hi syve të popullit shqiptar. Shteti shqiptar është shtet problematik, që po nxit ndarjen sociale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb