Konferenca Vjetore Rajonale e Fondit të Sfidës Rajonale (RCF) u mbajt sot në Tiranë nën titullin “Të kuptuarit e mundësive: Ndërtimi i kapitalit njerëzor në Ballkanin Perëndimor 6 për integrimin në tregun e përbashkët të BE-së”.  Eventi ofroi një platformë për dialogun rajonal dhe shkëmbimin e praktikave më të mira ndërmjet aktorëve kryesorë në arsimin dhe trajnimin profesional (ATP).

Tema qendrore ishte aspekti kritik i zhvillimit të kapitalit njerëzor brenda kontekstit të integrimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, e forcuar më tej nga Plani i Rritjes së BE-së.

Integrimi ne BE i rajonit te Ballkanit Perendimor

Olta Manjani, Zëvendës Ministre, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë

“Fokusi I kesaj konference investimi ne zhvillimin e kapitalit njerezor ne Ballkanin Perendimor me qellim integrimin ne tregun e BE-se, duke vene theksin ne nxitjen e rritjes ekonomike dhe kapaciteteve te forces punetore”. Ajo shprehu se eshte e nje rendesie te vecante implementimi i politikave te te mesuarit pergjate gjithe jetes dhe zhvllimit te partneriteteve me sektorin privat per te arritur nje zhvillim ekonomik te qendrueshem dhe per te hapur rrugen drejt integrimit ne tregun e BE-se.

Bashkepunimi Ekonomik

Ines Mucostepa, Anëtare e Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor dhe Presidente e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

 

Znj. Mucostepa theksoi rëndësinë e zhvillimit të kapitalit njerëzor në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për investime të përbashkëta për të adresuar sfidat në fushën e punësimit dhe ekonomisë së gjelbër.

Ajo shpreh besimin në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe në rritjen e bashkëpunimit për trajnime dhe zhvillim të kapaciteteve njerëzore. Fjala e saj thekson urgjencën për të vepruar bashkë për të adresuar sfidat dhe për të krijuar mekanizma financiarë të fuqishëm për të mbështetur këtë qëllim.

Zhvillimi i kapitalit njerëzor ka qenë një nga sfidat kryesore në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor. Vetëm duke investuar së bashku mund të kontribuojmë për të zhbërë hendekun në ekonomitë tona.

Organizatori, Regional Challenge Fund punon për rritjen e konkurrencës së qëndrueshme të bizneseve në Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt tregut të përbashkët të BE-së, duke financuar aktorët dhe organizmat në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional që adresojnë nevojat për aftësi, në bashkëpunim me kompanitë. Është një mekanizëm financiar unik i financuar nga qeveritë e Gjermanisë dhe Zvicrës, i cili shërben gjithashtu si një platformë për bashkëpunim, nxitje të dialogut rajonal dhe qasjeve të harmonizuara ndaj zhvillimit të kapitalit njerëzor në Ballkanin Perëndimor.

 

Gjermania si nje shembull dhe mbeshtetje per arsimin profesional

Martin Zickendraht, Sekretar i Parë, Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri

 

Në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë, në panelin kryesor “Sistemet e Arsimit dhe Formimit Profesional të Ballkanit Perëndimor si një forcë nxitëse e rritjes ekonomike: Prioritetet dhe Sfidat e Reformës”, morën pjesë krerët e agjencive të AFP-së nga rajoni u angazhuan në një bisedë mbi peizazhin aktual të AFP-së në rajon dhe rrugët përpara.

Perpjekjet e qeverise drejt permiresimit te arsimit profesionale

Andjela Jaksic-Stojanoviq, Ministre e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi

“Investimi ne kapitalin njerezor eshte kyc per progresin ekonomik dhe integrimin europian, duke sherbyer sin je force shtytese per rritjen e qendrueshme dhe avancimin e shoqerise. Prioritizimi i edukimit, trajnimet, zhvillimi I aftesive vendos bazat per nje shoqeri gjithepershirese dhe nxit inovacionin, produktivitetin dhe konkurencen ne nivel global. Inisiativa si sistemet e edukimit modular ne Malin e Zi dhe integrimi i mjeteve digjitale kane per qellim per te pergatitur studetent per tregun e punes.”

Nën drejtimin e Institutit Federal Gjerman për Arsimin dhe Trajnimin Profesional (BIBB) nga qyteti i Bonit, një instrument i ri zinxhiri i AFP-së do të ketë një prezantim pilot në një event të mbyllur në ditën e dytë të konferencës. Instrumenti ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e qëndrueshmërisë përgjatë zinxhirit të furnizimit në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional.

Hannelore Kress, Menaxhere e Lartë e Projektit, Instituti Federal Gjerman për Arsimin dhe Trajnimin Profesional (BIBB)

“Duke qene se zinxhiret e vleres jane boterore, ne kemi vendosur objektivat tone te zhvillimit te qendrueshem dhe ne e shohim te nevojshme fokusimin e stacione te ndryshme te zinxhirit te vleres por gjithashtu edhe rritjen e ndergjegjesimit drejt nje arsimi profesional te qendrueshem” u shpreh keshtu Znj. Hannelore Kress.

Aktiviteti mblodhi përfaqësues të ministrive dhe organeve qeveritare përgjegjëse për arsimin profesional, zyrtarë nga Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6 CIF), dhomat e tregtisë nga rajoni, Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), KfW Development Bank, Ambasada Zvicerane dhe aktorë të arsimit dhe trajnimit profesional që fituan grantet e RCF për programet e tyre të trajnimit bashkëpunues me kompanitë e tyre partnere.

—————————————————————

Fondi i Sfidës Rajonale (RCF) është një strukturë financimi e krijuar për të rritur konkurrencën e sipërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor 6 duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë të projekteve të trajnimit të dyfishtë dhe atyre profesional të krijuar nga ofruesit e trajnimit profesional dhe ndërmarrjet në partneritet. Grantet shpërndahen përmes një sfide rajonale konkurruese.

Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik ka akorduar 64.43 milionë euro për RCF-në dhe qeveria zvicerane, e përfaqësuar nga SDC Swiss Development Cooperation, bashkëfinancoi një shtesë prej 9.7 milionë franga.Fondet i janë besuar KfW Development Bank dhe janë ekzekutuar nga Forumi i Investimeve i Dhomës së Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), një iniciativë e përbashkët e dhomave të tregtisë nga rajoni.Fondi zbatohet nga konsorciumet konsulente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb