TIRANE

Në universitetin ‘Luarasi’, u mbajt këtë të enjte konferenca vjetore shkencore, ku pedagogët e universitetit paraqitën punimet e tyre.

Për ‘Luarasin, kërkimi shkencor është shtylla kryesore e ekselencës. Si një universitet i përkushtuar ndaj inovacionit dhe përparimit, aty harmonizohet mësimdhënia me kërkimin shkencor, për të perfeksionuar mësimdhënien dhe dijet që u transmetohen studentëve.

Përmes kërkimit shkencor të cilësisë së lartë, përmirësohet edhe imazhi i universitetit në opinionin publik. ‘Luarasi’ është një universitet bashkëkohor dhe koherent, ku kërkimi shkencor dhe mësimdhënia ndërthuren për të krijuar një ambient akademik të shkëlqyer dhe të përparuar.

Teksa ky vit akademik është afër fundit, pranë këtij univeristeti vijon rekrutimi i studentëve të cilëve iu ofrohen lehtësira financiare përgjatë gjithë këtij muaji dhe jo vetëm

Universiteti ‘Luarasi’ synon të jetë një qendër kërkimore-shkencore, duke ndërtuar partneritete me institucione ndërkombëtare.

Et’hem Ruka, rektori i Universitetit Luarasi: Konferenca e sotme ishte e radhës e këtij viti, sepse janë bërë thuajse çdo vit. Marrin pjesë më shumë se 90 % e trupës akademike të universitetit, të ftuar nga universitete të tjera shqiptare por edhe nga kosova e Maqedonia e Veriut. Sot studentëve u jepet mundësia të referojnë punët e tyre, punë të cilat i kanë kryer gjatë vitit ato grumbullohen dhe publikohen në revistën e Universitetit‘.

Në rastin tonë ne duhet t’i marrim maturant dhe ti nxjerrim profesionistë, ne tani jemi në fazën e provimeve kemi mbaruar ato të bachelor-it pastaj me provimet dhe masterin edhe mbyllen diplomat të cilat referohen përpara komisioneve ku bëhet një bilanc për universitetin.

Them se ka qenë një vit i suksesshëm dhe pa probleme, aplikimet kanë filluar në universitete, të gjitha kanë tarifa promovimi ashtu si edhe Luarasi, por tonat kane qenë konkurruese.

Tarifat e Luarasit kanë qenë 30 % më të lira se ajo përfundimtare për të gjitha programet e studimit.

Në fushën e drejtësisë, ekonomisë, teknologjisë së informacionit, shkencat mjekësore, stomatologji e infermieri’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb