TIRANË – Konfindustria i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë të jetë i kujdesshëm në përcaktimin e tarifave të përdorimit të linjave të energjisë nga operatorët industrialë.

Sipas Gjergj Buxhukut, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, duke qënë se deri në vitin 2018, sipas ligjit të ri të energjisë, do të liberalizohet 40% e tregut dhe 400 operatorët më të rëndësishëm industrialë do të largohen nga linjat e tensionit të mesëm, padyshim që tarifat do të sjellin disa pasoja të ndejshme për bizneset.

“Tarifat e kërkuara nga OSHEE vlerësohen se janë shumë të larta krahasimisht me të ngjashmët në rajon dhe më gjerë, – shprehet ai, – ato rrisin ndjeshëm kostot e industrive, godasin konkurencën e prodhimeve dhe shërbimeve vendore dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb