Masakra ruse në Bucha është dënuar gjerësisht nga të gjithë vendet perëndimore.
Konfirmime mbi këtë masakër, që disa e konsiderojnë si gjenocid, kanë ardhur edhe nëpërmjet imazheve satelitore.
Mbrëmë janë publikuar pamjet e civilëve ukrainas duke qëndruar të shtrirë në rrugët e qytetit Bucha, ku banorët thonë se viktimat ishin vrarë nga ushtria ruse.
Kremlini po akuzohet për gjenocid, por një gjë të tillë po e mohon Rusia, duke pretenduar se civilët e vrarë nuk janë ekzekutuar nga trupat ruse.
Trupat e pajetë të shpërndarë nëpër rrugë ishin fotografuar në kohën kur ky rajon ka qenë i okupuar nga trupat ruse, dëshmi se prapa kësaj masakre qëndron Kremlini.
(BalkanWeb)