Janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në vendin tonë. Pacientët janë babë e bir, të moshës 54 vjeç dhe 28 vjeç.
28 vjeçari mësohet se ka qëndruar disa ditë në Firence dhe se është kthyer në Shqipëri me rrugë tokësore nga pika e kalimit në Muriqan. Dyshohet se në Shqipëri ai ia ka transmetuar virusin edhe babait të tij.
Menjëherë pas shfaqjes së komplikacioneve ata lajmëruan urgjencën kombëtare ku u morën mostrat, të cilat u konfirmuan mbrëmjen e se dielës nga laboratori i virologjisë në IShP.
Dy rastet e konfirmuara me COVID-19 ndodhen në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohen në spitalin Infektiv në QSUT.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjitha strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy pacientët.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë nga vendet e prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin të telefonojnë në numrin 127 dhe mjekët do iu përgjigjen çdo rasti.
(A.Ago, BalkanWEb)