Gjiganti teknologjik, Apple, ka konfirmuar se më 9 shtator do të mbajë në Kaliforni konferencën në të cilën do të shpalosen telefonat e rinj, iPhone dhe përditësime në pajisje të tjera e aplikacione.

Ftesat për të ftuarit shkruan se ka ardhur koha e shkëlqimit, ndërsa s’janë dhënë detaje të tjera.

Është e pazakontë që Apple të organizojë ngjarjen të hënave. Tradicionalisht kjo është mbajtur të martave.

Deri tash nuk ka pasur shumë detaje për telefonin e ri, por raportohet se do të vijnë katër modele iPhone 16, iPhone 16 Plus, iPhone 16 Pro dhe iPhone 16 Pro Max. Risi pritet të jetë përfshirja e inteligjencës së Appleit në të gjithë telefonat dhe ka pasur raportime për disa butonë specialë.

Ndërkohë ende nuk dihen çmimet e pajisjeve të reja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: