Tashmë është zyrtare. Thashethemet për ndarjen e futbollistit më të mirë në botë për vitin e kaluar, Cristiano Ronaldo dhe bukuroshes ruse, Irina Shayk, janë konfirmuar nga zëdhënësi i modeles.

Ai këtë e ka bërë për gazetën “New York Post”. “Ne mund të konfirmojmë se Irina Shayk ka ndërprerë lidhjen me Cristiano Ronaldon”, tha ai.

Arsyeja e ndarjes së çiftit të shumëpërfolur ishte familja e lojtarit të Real Madrid. Pikërisht nëna e tij ishte kundër kësaj lidhjeje, duke e detyruar Ronaldon të ndahet nga Shayk. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb