TIRANE

Pas ndarjes nga Loredana, me të cilën kanë një vajzë Hanën, Mozzik e ka mbajtur jetën sentimentale larg rrjeteve sociale deri para pak ditësh.

Ai postoi në rrjete sociale një fotografi teksa u pa duke përqafuar një vajzë pa zbuluar identitetin e saj. Mirëpo u zbulua se artisti shqiptar është në lidhje me vajzën e politikanit Lutfi Haziri, Lotinën.

Dyshimet u shtuan prej fotove që dyshja hidhnin nëpër rrjete sociale teksa dukej se ishin në të njëjtin vend, por pa zbuluar njëri-tjetrin.

Këtë herë, Lotina ka ndarë një InstaStory një foto vihet re një detaj. Krah saj ndodhet Mozzik dhe kjo gjë dallohet prej tatuazheve që ai ka në këmbët e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb