Mbrojtësi brazilian, Marcelo, i cili u dëmtua në sfidën e fundit të grupit kundër Serbisë nuk do të jetë i gatshëm nesër për ‘seleçon’ kur këta të fundit të zbresin në fushë për 1/16 kundër Meksikës.

Lajmin e konfirmoi vetë trajneri i Brazilit, Tite, që në konferencë për shtyp ditën e sotme u shpreh:

“Marcelo nuk do të luajë, në vend të tij do të jetë në fushë Felipe Luis. Në një situatë normale do të ishte titullar, por këtë radhë nuk ia ka dalë mbanë”.

Më pas, Tite iu përgjigj pyetjeve rreth Neymarit, i cili është kritikuar shumë për lojën e tij.

“Disa gjëra që kanë ndodhur në dhomat e zhveshjes do t’jua tregoj, disa të tjera jo. Neymar ka luajtur shumë. Kam folur me të dhe e dimë se çfarë çmimi ka paguar për t’u kthyer në këto nivele. Mendoj se tani po arrin formën e tij më të mirë.”

“Seleçao”, sikurse e zbulon Tite, do të luajë me këtë formacion: Alisson, Fagner, Thiago Silva, Miranda, Filipe Luis, Casemiro, Ëillian, Paulinho, Philippe Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus.

Në kampin tjetër, atë të Meksikës, po shqetëson shumë epidemia e ftohjes, që ka zënë një pjesë të mirë të futbollistëve. Trajneri Osorio e ka të vështirë të bëjë një formacion përfundimtar: “Sapo në kthehet një element, na sëmuret një tjetër.”

Problemi nisi që në Rostov, ku amerikano-jugorët mposhtën Korenë e Jugut për shkak të luhatjeve të mëdha të temperaturës (nxehtë në ambientet e hapura dhe ftohtë në ambientet e brendshme për shkak të kondicionerëve).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb