Real Madrid dështoi të mbyllë me fitore një sezon totalisht të dështuar. Në ndeshjen e fundit në La Liga, skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane u dorëzua në shtëpinë e saj në humbjen 2-0 kundër Betis. Tifozët në “Santiago Bernabeu” panë një paraqitje për t’u harruar nga ana e ekipit të tyre. Të pakta rastet për shënim në pjesën e parë, ku më të rrezikshëm ishin miqtë. Gjithsesi, goli mungoi, ndërsa skuadrat u kthyen me rrjeta të paprekura në dhomat e zhveshjes.

1093725922.jpg.0
1093725922.jpg.0

Pas pushimit, Betis arriti të shbllokojë rezultatin, duke kaluar në epërsi me Loren në minutën e 61-të. Nuk arrin të reagojnë madrilenët, që në minutën e 75-të do të merrnin goditjen e “KO” nga Jese. Ish-futbollisti Realit ndëshkoi vendasit me golin e dytë që vulosi fitoren e Betis. Me këtë humbje në ndeshjen e fundit të sezonit, formacioni i Zinedine Zidan e mbyll kampionatin në La Liga në vendin e tretë dhe me 68 pikë të grumbulluara.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: