Tirana do e presë Bylisin në stadiumin “Arena Kombëtare”. Ky takim është programuar për ditën e mërkurë në orën 18:00.
Kështu Tirana kthehet në kryeqytet ku mungonte prej ndeshjes me Egnatian. Në anën tjetër, Tirana-Bylis nuk luhet te “Arena Kombëtare” prej janarit të vitit 2023.
Ky duel i gjen të dyja skuadrat në luftë për mbijetesë. Bylisi si vend i shtatë ka 1 pikë më tepër se Tirana.
Në përballjet e mëparshme të këtij sezoni, ballshiotët i kanë eliminuar nga Kupa, ndërsa Tirana e ka mposhtur dy herë në kampionat dhe në një tjetër janë ndarë me barazim.