Ze Maria nuk është i vetmi që është rikonfirmuar te Tirana. Bashkë me trajnerin, kanë zgjatur marrëveshjet e tyre me klubin edhe ndihmësit e tij. Konkretisht zv.trajneri Marko Aruelio, si edhe përkatësi atletik Rafael Kosta, mbeten bardheblu edhe për dy sezone të tjera. Kujtojmë që trajneri erdhi “paketë” edhe në qershorin e 2017-ës.

Të dy brazilianët janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hoze Marselo Ferrierës, ndaj ai nuk pranonte që të vazhdonte bashkëpunimin pa i pasur në krahë.

Ai ka punuar me ta edhe në Kenia, ndaj një prej kushteve që mësohet të ketë pasur karshi klubit, ka qenë zgjatja e kontratave edhe për ndihmësit e tij. Pjesë e stafit sigurisht mbetet edhe Emanuel Egbo, i cili prej vitesh ka marrë besimin e klubit.

Megjithatë, pankina do të plotësohet edhe më shumë. Ze Maria disa ditë më parë i kishte kërkuar presidentit një asistent edhe për trajnerin e portierëve, megjithatë në vazhdim do të ketë zhvillime edhe për këtë pjesë

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/konfirmohet-stafi-i-ze-marias-te-tirana-gati-edhe-nje-ndihmes-per-egbone/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb