Kalifornia ka konfirmuar vdekjen e parë këtë vit për shkak të lisë së majmunëve.
Departamenti i Shëndetit Publik të Los Anxhelosit dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan se një banor i Los Anxhelosit vdiq për shkak të infeksionit nga lija e majmunëve.
Sipas një njoftimi të Departamentit të Shëndetit Publik të Los Anxhelosit, banori ishte “imunokompromentuar rëndë dhe ishte shtruar në spital”.
Asnjë informacion i mëtejshëm mbi individin, si mosha, gjinia ose përkatësia etnike nuk u nda nga departamenti, i cili përmendi nevojën për të mbrojtur “konfidencialitetin dhe privatësinë”.
Personat me imunitet të kompromentuar rëndë që dyshojnë se kanë lisë majmuni inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe trajtim të hershëm dhe të qëndrojnë nën kujdesin e një ofruesi gjatë sëmundjes së tyre, tha departamenti.
Kjo është vdekja e parë e njohur nga lija e majmunëve që raportohet në Shtetet e Bashkuara.
Gati 22,000 raste të lisë së majmunëve ishin konfirmuar në Shtetet e Bashkuara që nga e hëna, sipas të dhënave më të fundit të CDC. Kalifornia ka rastet më të konfirmuara midis shteteve amerikane deri më tani, me 4,300 raste.