Pasi Ministria e Arsimit sqaroi ditën e sotme se kur do të riniste procesi mësimor në shkolla, i cili u ndërpre pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, publikohet urdhri i firmosur nga ministrja Besa Shahni.

Kjo e fundit teksa bën me dije dhe datat se kur do të nisë shkolla në Durrës, Tiranë, Vorë, Lezhë e Kamëz e Kavajë, i ka dhënë dhe një urdhër institucioneve arsimore private. Në këtë urdhër thuhet se shkollat private do të nisin procesin mësimor pasi të kenë marrë aktet e konstatimit nga Institutii Ndërtimit në Tiranë, që konfirmojnë përdorimin e objekteve përkatëse.

Urdhri Shahini
Urdhri Shahini

Kujtojmë se më datë 5 dhjetor do të nisë mësimi në Kamëz, Lezhë dhe Kavajë. Po në këtë datë do të nisë mësimi edhe në Rrogozhinë dhe Mirditë. Ndërkohë, më 9 dhjetor do të nisë mësimi në Tiranë, Vorë dhe Durrës. Kujtojmë se nga tërmeti disa shkolla pësuan dëmtime të mëdha, ndërsa disa të tjera e kaluan provën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb