Kreu i FRD Sali Shehu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për situatën politike në vend, zgjedhjet e 14 majit si edhe aksionin e paligjshëm te ‘Prestige Resort’.

Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’, Sali Shehu tha se ishte një veprim arbitrar, dhe se të gjitha ngjarjet të bëjnë të kuptosh se është një sulm ndaj grupit mediatik.

“Është një veprim i dënueshëm arbitrar. Sulmi nuk është thjesht ndaj një personi, por ndaj një grupimi mediatik dhe kjo e rëndon më shumë situatën. Dhe nëse është në proces gjyqësor, këtu godinat janë në këmbë,  paratë për t’i zhdëmtuar ato godina do t’i paguajnë taksapaguesit shqiptar. Qeveria duhet të ndalojë këtë aksion të neveritshëm, të paligjshëm dhe inatçor”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio, teksa komentoi situatën politike u shpreh se FRD po harton lista cilësore dhe se është gati pothuajse për të gjitha bashkisë, ndërsa sot në KQZ sqaroi se kanë dërguar listën për Shkodrën për këshillat bashkiakë.“Jemi në kohën më të nxehtë për shkak s çdo degë është e angazhuar fort dhe për t’ja dalë. Të gjithë janë përpjekur maksimalisht dhe po i dalin për të bërë lista serioze. Kemi dorëzuar dje Laçin, Sarandë, Pukën, jemi në procedurë. Kandidatët për kryetar për bashki të vendit, janë përzgjedhur më së mirë. Pala tjetër nuk ka ekspozuar kandidatë. Ne si parti nuk kemi kandidatë sepse ka qenë një marrëveshje që partitë të tjera të koalicionit opozitar nuk do të paraqesin kandidatë. Kandidatët e opozitës janë ata të primareve. Në ligjin e ri zgjedhor nuk funksionin koncepti koalicion dhe me ligjin e ri quhet si një forcë e vetme politike. Koalicion në kuptimin e shpërndarjes së mandatave nga pikëpamja ligjore është e gjithë lista. Nuk ka më koalicion klasik, po bashkim partish në një parti të vetme. Pra, “Bashkë Fitojmë” do të ketë një votë. Ilir Meta e përfaqëson atë koalicion. Vota e tre partive do të shkojë për Ilir Metën si kryetar i koalicionit. Në dijeninë time të gjithë kandidatët e koalicionit të përbashkët në fletën e votimit do të jenë kandidatët të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, tha ai.

Gjithashtu ai theksoi se FRD do të mbështesë koalicionin “Bashkë Fitojmë”.

Grupi i Alibeajt i shtriu Berishës dorën e bashkëpunimit, por ish-kryeministri e quan vegël të Ramës?

Sali Shehu: Retorika e rënduar me fjalë të panevojshme në këtë situatë, ku njerëzit presin të votojnë një kandidat është e panevojshme dhe mundësia për t’i bashkuar është reale. Mendoj se të dy grupimet kanë trajektore të kundërt lëvizjeje. Nëse këta nuk kuptohet dhe do të dëmtojnë fitoren, kjo është përgjegjësi shumë e madhe. Jemi në zgjedhje që kërkojnë tubim masiv për ta kthyer opozitën në pushtetin vendor sepse nuk është më pjesë. Dhe duhet përgjegjshmëri sepse nuk mund të bësh përpara. I ftoj edhe ata që nuk votojnë të dalin në votime.

Ndër të tjera tha se në kutitë e votimit nuk do të guxojë kush të fusë duart, pasi sipas tij do të jetë edhe vija e kuqe.

“SPAK ka nevojë vetëm për mbështetje. Nëse ka prova për Aktivistin, SPAK duhet të veprojë menjëherë. Nëse i mungon infrastruktura dhe kapaciteti njerëzor, duhet ta kërkojë. SPAK është një krijesë e re që ka lindur me një projeksion mjaft të besueshëm tek njerëzit dhe këtë nuk duhet ta humbasë”, tha Sali Shehi.

Pritshmëritë për këto zgjedhje?

Sali Shehu: FRD do të jetë një parti politike surprizë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb