ITALI

Policia italiane ka goditur një tjetër organizatë mafioze dhe këtë herë bëhet fjalë për bandat kriminale në Xhenova. Dy nga nëntë ndërtesat e klanit “Canfarotta” u sekuestruan, në kuadër të ngrirjes së pasurisë, sipas ligjit anti-mafia.

Salvatore Canfarotta, një prej personave që kishte pasurinë tha për emisionin “Le Iene”: “Unë, babai dhe nëna ime jemi akuzuar se jemi pjesë e një organizate mafioze. Ku është organizata mafioze këtu?”, iu tha ai gazetarëve. Personat që kanë nën zotërim këto prona pyesnin edhe për faktin se përse Mateo Salvini si ministër i Brendshëm ka vendosur të ngrijë vetëm 2 ndërtesa nga nëntë gjithsej.

Ndërsa, mediat italiane shkruajnë se Ministria e Brendshme e Italisë konfiskoi 2 nga 9 apartamente, në kohën që një pjesë e mirë e ndërtesave nuk ka siguri, ndërsa në një pjesë të konsiderueshme ka prostituta.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb