Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në zonën e Yrshekut, mes disa personave.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se gjatë sherrit dyshohet se janë përdorur sende të forta dhe thikë.
Një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt.
(BalkanWeb)