TIRANE

Është ndërprerë për disa minuta pushim seanca e sotme parlamentare, me kërkesë të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërsa pritej të niste votimi, ku në rend dite janë edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, deputetja Rudina Hajdari, kërkoi ndërprerjen e seancës me qëllim gjetjen e gjuhës së përbashkët me presidentin e Republikës, sa i takon kësaj cështjeje, me qëllim që sic tha ajo, vendi të mos ketë një tjetër konflikt të panevojshëm.

“Të gjejmë gjuhën edhe me Presidentin e Republikës. Do sygjeroj të ndërpresim seancën dhe t’i kërkoj Presidentit të mos e cojmë zgjedhjen e kandidaturave drejt një bllokimi e konflikti tjetër të panevojshëm.  Të gjitha palët kanë faj, ka një boshllëk në ligjin për kushtetuesen. Ulja për një marrëveshje do ishte zgjidhja më e duhur për vendin. Po flasim për një nga organet më të rëndësishme në vend.

I bëj thirrje palëve të gjejnë gjuhën edhe Presidenti nëse ka kandaditurë të fshehur të dalë e të thotë nuk është ky synimi im. Duhet të ketë një përzgjedhje nga Presidenti më pas nga Kuvendi e më pas nga Gjykata e Lartë, e cila ka mbetur pezull. E gjithë procedura ka boshllëqe po shkojmë drejt një konflikti të panevojshëm. Nëse duam ta kapërcejmë do ishte mirë të ndërpresim senacën.

Nëse duam një gjykatë me anëtarë që kanë dinjitet dhe integriteti i kësaj gjykate të mos cënohet në të ardhmen duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët. Ky është Apeli im.” tha Rudina Hajdari, në përgjigje të së cilës kryeparlamentari Ruci nuk ka dashur të komentojë, por është deklaruar prerë se pas ndërprerjes do të kalohet menjëherë për votim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb