Deputeti i PS Plarent Ndreca i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli në lidhje me pretendimin e opozitës se ai nuk dihet të jetë nënkryetar në komisionin hetimor për Shëndetësinë pasi është në konflikt interesi.

“Janë mësuar ta bëjnë komisioni në tallava dhe Vokshi si mësuese e mirë e babait të saj e ka mësuar mirë këtë gjë. Por ai nuk është komisioni as i Vokshit as i Ndrecës, por i Kuvendit. Nuk mund të kthehet në tallava politike ku shfryhen epshet e byrosë së vjetër politike”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb