ITALI

Një sherr i nisur në Aleksandria mes shqiptarëve dhe italianë ka përfunduar me 5 arrestime. Një grup shqiptarësh janë konfliktuar me italianët, në atë që besohet se është një luftë bandash.

“Lufta e armatosur” ka ndodhur mbrëmjen e 29 korrikut 2019, shkruajnë mediat italiane. Bandat rivale besohet se janë përplasur aq ashpër me njëri-tjetrin, sa edhe banorët vendas janë trembur.  Dyshohet se shqiptarë e italianë janë përfshirë në konflikt në Via Della Santa.

  • foto galeri

Sidoqoftë, policia italiane thotë se arsyet janë të paqarta, por dyshimet janë se kemi të bëjmë me përplasje bandash. Pasi policia ka arritur në vendngjarje, ka vënë re se dy grupe rivale shtinin me armë kundër njëri-tjetrit.

Disa prej të arrestuarve janë dërguar në spital, pasi kishin marrë plagë të shumta gjatë përplasjes me armë. Grupet janë përplasur për një mosmarrëveshje të vjetër. Hetimet po drejtohen nga ana e prokurorit Francesco Bruzzone,

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb