TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Sipas burimeve zyrtare, Elez Cani, 19 vjeç me origjinë nga Dibra dhe banues në Laknas, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin R.M. nga fshati Domje, i cili ishte i shoqëruar me dy shokë, ka qëlluar me kallashnikov në ajër për ti trembur.

Më pas i riu e ka fshehur armën duke e groposur në tokë, në baçen e komshiut të tij në kohën që ai nuk ndodhej në banesë. Pas veprimeve të shpejta të policisë, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: