Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan do të largohen nga Kensington Palace dhe do të kalojnë  në fshat në fillim të vitit të ri.  Lajmi është bërë i ditur nga Pallati Mbretëror, duke zbuluar se princi dhe dukeshja e Sussex, të cilët po presin  fëmijën e tyre të parë, kanë vendosur të shkojnë në vilën Frogmore, pranë kështjes Windsor. Fëmija e tyre pritet të lindë në pranverë.

Çifti mbretëror britanik ka banuar në Pallatin Kensington që në kohën kur shpallen lidhjen e tyre, vitin e kaluar.

Princi William gjithashtu jeton në pallat me gruan e tij Kate dhe tre fëmijët e tyre. Harry dhe Meghan do të vazhdojnë ta mbajnë zyrën e tyre në pallatin mbretëror.

Vendimi i shpërnguljes ka ngjallur mjaft dyshime nga mediat rozë, për një konflikt të mundshëm mes tyre dhe Willim me Kate.

Harry dhe Meghan duan të lëvizin dhe kanë nevojë për më shumë hapësirë, por nuk duan të jetojnë pranë William dhe Kate. Sepse Kate dhe Meghan “jetojnë jetë shumë të ndryshme dhe ka të ngjarë që kjo do të bëhet gjithnjë e më e dukshme me kalimin e kohës“, shkruan Daily Mail.

Për të tjerët, megjithatë, vendbanimi i ri i Cottage Frogmore lejon nënën e Meghan, Doria Regland, të jetë pranë saj, kur fëmija të vijë në jetë. Është zbuluar edhe një krah i shtëpisë ku Doria mund të jetojë gjithashtu.

(Balkan Web)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: