ITALI

Një konflikt mes dy familjesh në Itali, njëra prej tyre shqiptare, ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave dy persona kanë mbetur të plagosur një prej tyre në gjendje të rëndë.

Mediat italiane shkruajnë se marredheniet mes dy familjeve, të cilat jetojnë në Prata Goivine, në Itali  ishin tensionuara. Referuar policisë së shtetit fqinj, në sherr e sipër shtetasi italian ka marr armën dhe ka tentuar të qëllojë në drejtim të fqinjit të tij shqiptar, por plumbat kanë kapur gruan e tij, shqiptare si edhe një tjetër shtetas italian, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fqinjët njoftuan policinë menjëherë pas të shtënave, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për kurim mjekësor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb