Një konflikt mes të moshuarve ka ndodhur në qendrën sociale në Poliçan.

Stacioni i Policisë Poliçan njofton se ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan.

Kjo pasi, thuhet në njoftim, I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qëndër për arsye se 82-vjeçari shkaktonte zhurmë në kohën e pushimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb