Dy persona, të moshës 48 dhe 58 vjeç mbetën të vrarë pas të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në tregun e peshkut në Salerno, Itali.
Sipas mediave italiane, ishte një 72-vjeçar, pronar i një biznesi brenda tregut të peshkut që hapi zjarr.
Një prej viktimave ndërroi jetë në vend, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në spital ku është dërguar në gjendje shumë të rëndë. Personi që hapi zjarr është vetëdorëzuar në polici duke dorëzuar dhe armën e krimit.