KRUJË

Një 56-vjeçar nga Kruja është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me armë zjarri një fqinjin e tij për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Sh.Q.,56 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas ka kanosur duke qëlluar në ajër me armë zjarri në ajër shtetasin L.P., 51 vjeç, banues në Krujë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, arma e zjarrit pushkë dhe një kuti me 1000 fishekë luftarakë.

Pushke
Pushke

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb