MIRDITE – Një konflikt pronësie në Mirditë ka degjeneruar në një sherr me mjete të forta. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se shtetasit Pashk dhe Ndue Perndoca janë konfliktuar me leva e motosharra me Pashk Bajraktarin.

Për pasojë Pashk Perndoca është plagosur rëndë në qafë me motosharrë, ndërsa Pashk Bajraktari ka marrë plagë të shumta me leva. Mësohet se Perndoca është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij është tepër e rëndë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur arsyet e konfliktit që çoi në sherrin mes këtyre shtetasve.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: