Një banor i Rrëshenit, që është bërë sot dëshmitar i ngjarjes së rëndë, ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi ka treguar detaje te reja rreth krimit. Në një prononcim për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Elidon Ndreka, qytetari tha se 47-vjeçari ndërroi jetë në vend.
Ai tha se ishte vetëm 5 metra larg viktimës, ndërsa shtoi se konfliktet e Reçit i di gjithë Rrësheni.
“I dimë konfliktet. Jam ndodhur 5 metra larg tij. Ishim 3-4 veta që po kalonim kot rastësisht. Ai ndërroi jetë direkt, gjynah. Moshë e re. Njihet me precedent. I dimë konfliktet.”, tha dëshmitari i ngjarjes.
(BalkanWeb)