Në pamje të jashtme duket sikur marrëdhëniet mes VIP-ave familjarë janë të përkryera, por në fakt disa herë ka rezultuar e kundërta. Sherret dhe skandalet e tyre kur janë bërë publike kanë vërtetuar se punët mes tyre nuk kanë qenë aspak mirë.

Dhe mjafton të kujtojmë Tunën dhe Robertin. Ishte ky i fundit që zbuloi se marrëdhëniet nuk i ka aspak mirë me Tunën, gjë që askujt nuk i kishte shkuar në mendje. Pak javë më parë Roberti lëshoi bombën. “Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, u shpreh Roberti por shkaku pse nuk flet me Tunën e la enigmë. Është dashur vetëm një përçarje mes Tunës dhe Robertit që dy familjet të mos shkojnë mirë me njëra-tjetrën sot pasi edhe Nora nuk shihet më të takohet me Tunën.

Roberti-tuna

Marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin nuk kishin as dy baxhanakët, Getoari dhe Krenari. Dënimi i Krenarit me 6 muaj burg dhe përfshirja e Getit si dëshmitar në këtë çështje, i prishi marrëdhëniet mes tyre. Madje mediat shkruajtën se ata nuk flasin me njëri-tjetrin dhe kjo ndikoi tek Marina e Luana. Megjithatë marrëdhënia e Luanës me kunatin, Getoarin mbeti e njëjta, të paktën kështu u tha kur këngëtarja i komentoi një emoji zemër reperit pak kohë më parë.

Getoari-Krenari

Një nga sherret më të bujshme ishte ai mes Sajmir Çilit dhe Suela Kalajas. Divorci i tyre shkaktoi shumë zhurmë në media dhe fakti që ata akuzonin njëri tjetrin për dhunë e bëri edhe më të madhe këtë çështje. Sajmir dhe Suela denoncuan njëri-tjetrin në polici dhe kërkuan secili urdhër-mbrojtje për dhunë. Policia e gjeti çiftin në mes të një konflikti. Asokohe u tha se në prani të forcave të rendit, Suela në gjaknxehtësi e sipër i kishte qëlluar me shuplakë Sajmirit. Më pas ata luftuan për kujdestarinë e vajzës e cila u vendos se do të qëndronte me të ëmën.

Suela-Sajmir

Në prill të këtij viti edhe Kastro pati një sherr me ish-partneren e tij Erleta Hoti. Ai i kishte dërguar mesazh Erletës ku e pyeste për vajzën e tyre Nia, por ajo iu kthye keq duke i shkruar se nuk është postiere. “Si është Nia?”, e pyeste Kastro. “S’jam postier m’fal”, ja ktheu Erleta. “S’desha ndonjë gjë të madhe, me pyet si je ti dhe Nia”, i shkruante këngëtari ndërsa Erleta krahas fotos shkroi me ironi: “Dashuria e babes ndaj vajzes se tij: Me rendesi pjesemarrja ne pyetje.” Por nuk mbaroi me kaq pak ditë më vonë Erleta bëri një status të cilin më pas e fshiu. “A e di kush që i mban nga dy a tre punë dhe s’të bie ndërmend t’kujdesesh për fëmijën tënd? A e di kush që s’i vjen fëmijës as për ditëlindje e në anën tjetër çdo 2 javë je n’Kosovë?”, shkruante ndër të tjera ajo.

Kastro-Erleta

Bujë bëri edhe sherri mes Erjona Sulejmanit dhe Blerimin Xhemailit. Ata u ndanë vitin e kaluar, por me deklaratat e saj, Erjona u vendos në qendër të vëmendjes gjatë këtij viti. Modelja deklaroi se Blerimi nuk ishte i mirë në shtrat dhe se me të e ndjente veten në kafaz. Madje Erjona deklaroi se do të publikojë një video ku do të zbulojë të gjitha ato që ka përjetuar dhe sekretet e jetës private të futbollistëve.

Blerimi-Erjona

Kanë kaluar vite nga ndarja e Devis Xherahut nga ish-bashkëshortja Paola Kondakçi, por sherri i kësaj të fundit me partneren aktuale të Devisit do mbahet mend gjatë. Paola dhe Ertemiona u përfshinë në sherr për shkak të klipit “Akoma se besoj” pasi aty Devisi dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime. Debatet mes tyre degjeneruan me ofendime, por Devisi nuk u përzie. “Klipi u realizua me dashurinë e ndrydhur dy vjeçare me shikim të parë të Devisit me miss-in. Do dëshiroja ta kisha mësuar këtë fakt më përpara që të mund t’i kërkoja divorcin dy vjet më parë duke i kursyer vetes dy vite tepër të çmuara”, u shpreh asokohe Paola duke lënë të kuptohej se Devisi e kishte tradhtuar këto dy vite.

Devis

Probleme familjare kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë edhe Ermal Meta me të atin. Këngëtari me origjinë shqiptare deklaroi se babai e ka dhunuar dhe madje këngën fituese të Sanremos “Non mi avete fatto niente” ja dedikoi të atit. “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”, është shprehur Ermal Meta. I ati pak ditë më parë i shkroi një letër Ermalit ku shprehej se nuk e ka dhunuar asnjëherë dhe kërkonte ta takonte të birin duke i thënë se e ka falur për të gjitha ato çfarë ka thënë për të./Xing.al

Ermal Meta

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb