Ministrat e jashtëm të G7 shtuan sot presionin ndaj Izraelit për të pranuar një marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun në Liban, duke thënë se “tani është koha për të arritur një zgjidhje diplomatike”.

Në një draft të lëshuar në fund të takimit dy-ditor të Grupit të Shtatë në Fiumicino, Itali, ministrat i kërkuan Izraelit të lehtësonte dërgimin e ndihmave humanitare për palestinezët dhe dënuan dhunën në rritje të kolonëve në Bregun Perëndimor.

Ministrat dënuan gjithashtu sulmin e fundit ndaj misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban (UNIFIL) dhe shprehën mbështetje për agjencinë palestineze të OKB-së për refugjatët UNRWA, duke thënë se ajo luan një “rol jetik”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: