Konflikti i fillim javës që tërhoqi vëmendjen e mbarë shqiptarëve pasi gra e burra, shtëpia e të cilëe rrezikonte të shembej nga Përmbarimi në afërsi të “Petro Ninit” u shtrinë në rrugë në shenjë proteste, e u përballën fizikisht me policinë është “zhvendosur” mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24.

Banorët e banesës private Luan Llapaj dhe Sejde Dervishi të shoqëruar nga avokati i tyre Klodian Reçi u përballën këtë mbrëmje me Orest Çikën avokatin e pronarit që ka fituar me vendim gjykate kthimin e pronës, Alesandër Gavoçit.

Avokati i banorëve Klodian Reçi: Historia nis në 1939, pushtuesi italian e sekuestroi në emër të Ali Rizait. Ky urdhër i sekuestron pasurinë për shkak të pozicionit që kishte pasur ky shtetas. Pas 44 erdhën komunistët, në atë zonë u bënë shumë ndërtimi, mes tyre u ndërtua edhe banesa 1 katëshe. Në vitiet 50 u ndërtua kjo banesë.

Avokati i pronarit Orest Çika: Klienti im ka dokumentin e blerjes mbi 1 mijë napolona floriri ia ka blerë shtetasit Leonidha Nishkut. Prona në fjalë iu është kthyer në vitin 1944. Në vitin 1949 me vendim të qeverisë janë sekuestruar pasuritë nga komunizmi përsëri se ju futën fëmijët me burg, iu morën dhe pronat të gjitha këto akte i keni pasur pjesë të procesit dhe të arsyetuara në vendimet e gjykatës.

Avokati Klodian Reçi: Ne kemi pretendimin që ato prona nuk janë sekuestruar se s’kanë pasur sens të risekuestrohen, janë sekuestruar të tjera prona në vitit 1949, se s’kishte si sekuestrohej një pronë e sekuestruar më herët

Banorja Sejde Dervishi: Jam 5 muajshe shtatzënë, po isha në protestë atë ditë e di se mund të humbja edhe fëmijën. Rrisku ishte i madh.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb