Drafti përfundimtar i deklaratës përmbyllëse të G7, i cili do të publikohet sot pas takimit të ministrave të jashtëm në Kanada, nuk përmban asnjë referencë të vetme për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

Dokumenti përcakton një “horizont politik” për popullin palestinez si një “imperativ”, që duhet të arrihet përmes një zgjidhjeje të negociuar që përmbush aspiratat e Izraelit dhe popullit palestinez.

Ministrat e jashtëm të G7 i bënë thirrje gjithashtu Hamasit të lirojë pengjet dhe të kthejë trupat e të vdekurve ende në Rripin e Gazës, duke nënvizuar mbështetjen e vendeve të tyre për rifillimin e dërgimit të ndihmave humanitare për popullsinë civile palestineze.

Përfaqësuesit e G7 thuhet gjithashtu se shprehën shqetësimin për tensionet dhe armiqësitë në rritje në Bregun Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb