TIRANË – Pas konfliktit të krijuar ndërmjet regjisores Sesilia Plasari dhe Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ky i fundit ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, pasi regjisorja kërkoi ta ndërpriste papritmas dhënien e shfaqjes “Liri në Bremen”.

Çuli, në një mesazh në Fb, ka theksuar ndërmjet të tjerave se “vepra u shfaq mbrëmë në darkë pa as më të voglin ndryshim me shfaqjet e mëparshme, ndërsa kapriçot e pakuptueshme të zonjës Plasari vazhdojnë. Teatri Kombëtar është producenti i shfaqjes dhe nuk mund të tallet me paratë e harxhuara për ngritjen e projektit në fjalë. Imagjinoni një ditë të bukur sikur të gjithë regjisorëve të kontraktuar në institucion t’ju tekej dhe të kërkonin ndërprerjen e shfaqjeve të tyre”. Ja mesazhi i tij.

MESAZHI I DREJTORIT HERVIN ÇULI NË FB

Të nderuar miq! Përralla me shtrigën e Borëbardhës vazhdon!Sot në shtypin e përditshëm dhe rrjetet sociale, disa syresh, nuk kanë lënë llaf pa thënë kunder meje, pas një gjoja skandali që ka plasur në Teatrin Kombëtar pas dorëheqjes së regjisores Sesilia Plasari nga shfaqja “Liri në Bremen”.

Kuptohet,”çuditërisht” janë të gjithë disa karagjozë që duan t’i bien në sy Saliut pas akuzave që ky i fundit bëri para disa ditësh në adresë time. Meqënëse përgjithësisht nuk kam frikë t’i përgjigjem kujtdo që përpiqet të baltosë punën time, po sqaroj sa më poshtë vijon: Në Teatrin Kombëtar, ditët e fundit, është ringritur si pjesë e kalendarit të institucionit, shfaqja “Liri në Bremen”. Një komponent i shfaqjes është imazhi audio-video i përpunuar në teatër nga një zotëri me emrin Florian Canga.

Pas 10 shfaqjeve të para, ky zotëri është paguar nga Teatri Kombëtar, 3 milionë lekë të vjetra për prodhimin dhe ekzekutimin e produktit. Në fund të dhjetorit, Teatri Kombëtar tentoi të bënte një kontratë tjetër për 10 shfaqjet e 2015-ës vetëm për servisin, me zotin Canga. Parimisht, në një bisedë personale me zotërinë, i kam kërkuar që të arrinim në një marrëveshje deri në 500 000 mijë lekë të vjetra për fazën e servisit, pasi institucioni nuk mund të paguajë më shumë. Zoti Canga nuk pranoi një marrëveshje kontraktuale, por parimisht dakordësoi shifrën me pretendimin se për një marrëveshje institucionale kishte kohë.

Para 10 ditësh u telefonua nga zyra juridike e institucionit dhe iu kërkua të vinte të firmoste kontratën e re dhe të punonte për ringritjen e shfaqjes. Zotëria refuzoi me pretendimin se ai do të shkonte në Itali dhe prandaj i duhej të blinte një kompjuter të ri, që shfaqjen ta drejtonte asistentja e tij. Shifra e kërkuar nga zoti Canga ishte 1 milion e 500.000 lekë të vjetra. Në këto kushte, teatri i kërkoi materialin e rradhitur që të zgjidhte brenda mundësive financiare të institucionit vazhdimësine e shfaqjes. Zotëria, jo vetëm refuzoi, por nuk pergjigjej as në telefon. Në këto kushte, iu kërkua regjisores të dorëzonte skaletën e veprimeve teknike. Zonja Plasari u shpreh se nuk i dispononte ajo, por Florian Canga.

Atëherë, iu kërkuar regjisores të ndërtohej edhe një herë skaleta nga e para. Regjisorja refuzoi me pretendimin se nuk e mbante mend shfaqjen e saj. Atëherë, Teatri, nga një videokasetë e regjistruar, i kërkoi agjensisë së re të servisit të nxirrte të gjithë elementët. Për një javë, është bërë një punë kolosale, nga 10 ore në ditë, për të siguruar vazhdimësinë e shfaqjes.

Regjisorja, në vend që të bënte detyrën e saj, përpiqej të sabotonte procesin pa u kuptuar nga askush se çfarë kërkonte. Një ditë, para shfaqjes, me një shkresë zyrtare, zonja Plasari papritur deklaron tërheqjen nga shfaqja.

Institucioni vendosi te vazhdoje punen dhe te siguroje repertorin si nje nga detyrat baze per te cilin paguan taksapaguesi shqiptar. Vepra u shfaq mbreme ne darke pa as me te voglin ndryshim me shfaqjet e meparshme, ndersa kapricot e pakuptueshme te zonjes Plasari vazhdojne. Teatri Kombetar eshte producenti i shfaqjes dhe nuk mund te tallet me parate e harxhuara per ngritjen e projektit ne fjale. Imagjinoni nje dite te bukur sikur te gjithe regjisoreve te kontraktuar ne institucion t’ju tekej dhe te kerkonin nderprerjen e shfaqjeve te tyre!

Nejse, kjo eshte e verteta qe karagjozet e Saliut kujtojne se po ju sherben per te hedhur balte mbi mua dhe institucionin qe une drejtoj.Ne kete loje kllounesh fatkeqesisht mbreme ne darke u perfshi dhe televizioni ABC me nje kronike tendencioze dhe te neveritshme, ku cuditerisht intervista ime e marre me ngulm nga gazetarja nuk u transmetua, ndersa sot fatmiresisht u censurua. Te gjithe keta syresh bashke me Saliun, le te vijne ne instucion e te shikojne se si punohet, te bejne bilancin e statistikave per kete vit krahasuar me vitet e Saliut, dhe pastaj te vjellin sa te duan.Perralla vazhdon,edhe pse kete here shtriga ka fytyren e Borebardhes!

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: