Deputeti i partisë demokratike Ervin Salianji, ka reagur mbi konfliktin në zonën e Bllokut në Tiranë, ku përbarimi në shkelje flagrante po kryen shembjen e një biznesi.

“Mafia e pronave. Miliona Euro para nga krimi dhe korrupsioni kërkojnë troje dhe prona. Në qendër në mes te bllokut apo në periferi e njëjta bastisje. “ – shkruan Salianji në facebook, ndërsa shton se ndërkohë që qytetarët e unazës po përballen me çdo mjet me tërbimin e një shteti të tërë, që pasi i hedh në rrugë edhe i përqesh dhe tall i dhunon dhe i burgos duke përdorur policinë, vetëm për të përfituar për tendera dhe ndërtime me përfitime zhvatëse.

“Në të njëjtën mënyre dhe me të njejtat mjete në ish-bllok tek e vetmja hapësirë e mbetur pa beton sot policia e shtetit dhe policia bashkiake i rrëmbejnë pronën në posedim qytetarit dhe e rrethojnë forcërisht për interesa të mafies së ndërtimit, pa vendim gjykate, pa ligj. Po shkatërrojnë bashkëjetesën normale duke mos respektuar as kushtetute, as ligj, as norma. Askush mos mendojë që do të shpëtojë nga marrja e vendimeve të paligjshme.”-përfundon Salianji.

Postimi i plote:

Mafia e pronave. Miliona Euro para nga krimi dhe korrupsioni kërkojnë troje dhe prona.

Në qendër në mes te bllokut apo në periferi e njëjta bastisje.
Ndërkohë që qytetarët e unazës po përballen me çdo mjet me tërbimin e një shteti të tërë, që pasi i hedh në rrugë edhe i përqesh dhe tall i dhunon dhe i burgos duke përdorur policinë, vetëm për të përfituar për tendera dhe ndërtime me përfitime zhvatëse.

Në të njëjtën mënyre dhe me të njejtat mjete në ish-bllok tek e vetmja hapësirë e mbetur pa beton sot policia e shtetit dhe policia bashkiake i rrëmbejnë pronën në posedim qytetarit dhe e rrethojnë forcërisht për interesa të mafies së ndërtimit, pa vendim gjykate, pa ligj.
Po shkatërrojnë bashkëjetesën normale duke mos respektuar as kushtetute, as ligj, as norma.

Askush mos mendojë që do të shpëtojë nga marrja e vendimeve të paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb