*Dëshmia: Na vranë në komisiariat, Tahiri na garantoi siguri
* Gjykata “arrest me burg” për Gjergj Calin dhe 1 muaj burg për Anton Lekën 

TIRANË- Gjykata e Lartë jep arrest me burg për deputetin Armando Prenga.
E ndërsa deputeti me pranga në duar i shoqëruar nga policë nga dera e Gjykatës së Lartë u fut me shpejtësi në një furgon policie për t’u dërguar më pas në burg, ai që komentoi për gazetarët ishte avokati i tij Baftjar Rusi. Avokati tha se ky vendim i Gjykatës së Lartë nuk ishte i drejte dhe kushtetues.
“Ne nuk mund ta paragjykojmë gjykatën, por nëse do të ishte një vendim i drejtë dhe kushtetues se me provat që kishim paraqitur nuk justifikohet qëndrimi i tij në burg dhe në bindjen time ai duhet të dilte sot si qytetar i lirë i Republikës së Shqipërisë. S’ka as ruajtje të vendit të ngjarjes, s’ka akuzë as të armëmbajtjes pa leje as të plagosjes së rëndë me dashje. Asnjë polic nuk konfirmoi
pjesëmarrjen e Prengës në ngjarje”.

Tre ditë pas përplasjes në Laç mes familjes Prenga dhe Cali, ku mbetën të plagosur 7 persona dhe u arrestua deputeti Armando Prenga, Gjykata e Lartë në Tiranë vendos sot masën e sigurisë për 6 të akuzuarit: Gjergj Cali, Gjok Cali, Nikollë Cali, Anton Leka e Gazmir Jushi. Pas ores 16:00, Gjykata e Larte vendosi masen e sigurise, ‘arrest me burg’ per deputetin Prenga.
Sipas organit të akuzës, Prenga rrezikon te denohet me burgim deri ne 15 vjet per plagosje me dashje dhe armembajtje pa leje. Nderkohe qe vete deputeti ka deklaruar se ai ka qelluar per vetembrojtje dhe se ngjarja eshte provokim i Partise Demokratike.

I pari që është paraqitur para togave të zeza ka qenë Gjergj Cali, ndaj të cilit Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë duke caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Gjergj Cali akuzohet “Për armëmbajtje pa leje” dhe “Plagosje me dashje”. Ai dyshohet se ka plagosur vëllain e deputetit E. Prenga dhe G. Jushin.

Në dëshminë e tij në Gjykatë ai ka deklaruar se “Na kanë vrarë në komisiariat. Kur na kanë qëlluar kam qenë 30 cm larg policisë. Deputeti Armando Prenga na vrau dhe tani do të na burgosë. Na kanë marrë bukën e gojës. Pas ngjarjes kam folur me ministrin Tahiri dhe më tha ‘çdo gjë është në rregull’. Shteti na vrau”.

GJYKATA E LARTE JEP MASEN, ARREST ME BURG PER DEPUTETIN

Ora 16:25:- Gjykata e Lartë lë në burg ish­deputetin Armando Prenga. Masa e sigurise ‘arrest me birg’ u dha kete te marte.

ARMANDO PRENGA MBËRRIN NË GJYKATË

Ora 13:13- Deputeti Armando Prenga mbërrin në Gjykatën e Lartë ku do të njihet me masën e sigurisë. Prenga akuzohet për armëmbajtje pa leje, plagosje dhe kanosje. Dje u caktua edhe trupi gjykues që do të shqyrtojë çështjen. Gjyqtarët që do të kenë në dorë ‘fatin’ e Prengës dhe do të vendosin masën e sigurisë janë Artan Broci, Mirela Fana, Tom Ndreca, Edmond Islamaj dhe Artan Zeneli. Trupa u caktua vetëm pak kohë pasi Kuvendi votoi me 118 vota pro për dhënien e autorizimit Prokurorisë për arrestimin e Prengës

“ARREST ME BURG” PËR GAZMIR JUSHIN

Ora 13:45- Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për të akuzuarin tjetër, të përfshirë në konfliktin e Laçit, Gazmir Jushi. Vetë i pandehuri nuk ka qenë i pranishëm në seancë pasi është i plagosur.

AVOKATI: ANTON LEKA, NUK KA LIDHJE ME NGJARJEN, MBETJET NË DUAR NGA FISHEKZJARRET

Gjykata e Lartë i ka dhënë masën e sigurisë 1 muaj burg, Anton Lekës, i arrestuar për ngjarjen në Laç. Trupi gjykues ka deklaruar se do të kryhet ekspertizë nëse ka qëlluar apo jo. Ndërkohë që pas vendimit, avokati i tij deklaroi se Leka është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas tij, ai ka qenë në dasmë dhe ka shkuar në Spitalin Ushtarak kur ka marrë vesh se atje ndodheshin disa të njohur të tij dhe aty është arrestuar.

“E paligjshme që të mbahet i pandehuri në burg që të sigurohet prova. Anton Leka nuk ka përdorur armë. E kanë ndaluar në Spitalin Ushtarak. Ka qenë në një dasmë, kur e ka marrë vesh se në spital ndodheshin disa të njohur të tij ka shkuar në spital, atje është arrestuar se ke mbetje në duar. Por ato mbetje i ka nga fishekzjarrët”, ka thënë avokati. Të njëjtën gjë ka pohuar edhe vetë i arrestuari Anton Leka.

(d.b/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: