Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan tha se situata në Rripin e Gazës ka arritur deri në këtë pikë për shkak të paaftësisë së vendeve myslimane për të reaguar.

Erdogan mbajti fjalim në Samitin e Përbashkët të Jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) dhe Ligës Arabe që po mbahet në Rijad të Arabisë Saudite.

“Teksa disa vende perëndimore i ofrojnë të gjitha llojet e mbështetjes Izraelit, paaftësia e vendeve myslimane për të reaguar e ka sjellë situatën deri në këtë pikë”, theksoi Erdogan.

Ai rikujtoi se deri më sot, 50 mijë palestinezë, 70 për qind e të cilëve fëmijë dhe gra, “janë martirizuar në masakrat e kryera nga Izraeli në Gaza dhe territoret e tjera palestineze”.

“Izraeli nuk toleron madje as dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza dhe ka muaj që i mban në pritje materialet e ndihmave të dërguara në Egjipt”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia deri më sot ka dërguar mbi 84 mijë tonë ndihma në Gaza dhe është gati të dërgojë shumë më tepër kur të hiqen pengesat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb