TIRANË
Prej orëve të para të ditës së sotme policia e shtetit vijon aksionin në Shijak, vend ku ka dyshime se fshihet Jak Prenga, 49-vjeçari i marrë peng më 17 janar në zonën e Kamzës.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se janë shoqëruar dy persona deri tani që po merren në pyetje.
Mëngjesin e sotëm RENEA ka nisur një operacion për gjetjen e 49-vjeçarit dhe ka ushtruar kontroll në një kompleks në Shijak në pronësi të familjes Hajri pasi dyshohet se vëllezërit e Prengës ishin në konflikt për një sasi droge të pa dorëzuar.
Burimet thanë se RENEA ka pasur si qëllim të arrestojë E. Hajrin i cili sipas informacioneve lëviz me armë me vete por nuk e kanë gjetur në banese. Ai është shpallur në kërkim e vijon operacioni për kapjen e tij. Ndërkohë janë shoqëruar dy persona të tjerë po të familjes Hajri dhe po pyeten për ngjarjen.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhe armë zjarri.
(BalkanWeb)