Këto janë pamjet të cilat vijnë nga vendi i ngjarjes në Tale të Lezhës.

Ku pas një konflikti, mbeti i plagosur Alfred Marku i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave, autori kishte shkuar në plazh dhe ka qenë i shoqëruar me një vajzë, të cilën sipas informacioneve Marku e ka ngacmuar çka ka bërë që autori dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt.

Fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra e më tej autori pasi ka marrë një armë zjarri, pistoletë ka plagosur Alfred Markun.

Pas ngjarjes ai është arratisur, teksa policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: