IRAN

‘Askush nuk do luftë dhe Japonia do të kryejë rolin e saj për të evituar një konflikt ushtarak’, deklaroi kryeministri japonez, Shinzo Abe gjatë konferencës për shtyp të përbashkët me presidentin e iranit Hassan Rohani në Teheran, ku ndodhet në kuadër të një misioni tre ditor në kërkim të një ndërmjetësimi mes SHBA-së dhe Iranit.

“Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten dhe ekziston rreziku i një konflikti ushtarak, pra është e nevojshme që të parandalohet rreziku i shpërthimit aksidentalisht i një lufte”, shtoi Abe, duke ftuar Iranin që të ketë një rol konstruktiv për këtë çështje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: