LEZHË

Një konflikt politik mes Bashkisë së Lezhës dhe IKMT-së së rrethit me sa duket e ka bërë ‘non grata’ Gjergj Kastriot Skënderbeun në këtë qytet.

Pasi nuk miratoi kërkesën e bashkisë për të vendosur bustin e Skënderbeut pranë memorialit të tij në Lezhë, sot punonjësit e inspektoratit kanë shembur edhe piedestalin ku do të vendosej, i bërë gati.

  • foto galeri
  • foto galeri

Punimet për vendosjen e shtatores se heroit tone kombëtare Gjergj Kastriot Skënderbeut u ndërprenë në mes pasi Bashkia e Lezhës nuk kishte leje për vendosjen e kësaj shtatoreje.

Drejtori i IKMT Fran Mataj pretendon se Bashkia e Lezhë ka nisur kërkesën për leje në ditën që kishin nisur punimet ndaj Këshilli Kombëtar i Monumenteve ka vendosur pezullimin e punimeve.
Nga ana tjetër Fran Frrokaj kryebashkiak i Lezhës, përfaqësues i PD e ka cilësuar ndërprerjen e punimeve të padrejtë.

Për rastin ka reaguar edhe skulptori i veprës Ardian Pepa.
“Gjergj Kastrioti, heroi unë kombëtar kur erdhi në Lezhë u prit si princ dhe si shpëtimtar i shqiptarëve. Sot i duhet leje për ta nderuar?”, shkruan ai.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb