Fituesi i çmimit Nobel për Paqe 2018 Denis Mukwege ka sulmuar sot presidentin e Kongo, Josepf Kabila, duke e ftuar të japë dorëheqjen.

’Është një qeveri ilegale dhe ilegjitime, e them këtë prej kohësh’, ka deklaruar për Guardian mjeku kongolez që dje mori çmimin prestigjioz, për impenjimin e tij ndaj femrave të dhunuara dhe viktimave seksuale.

‘Duhet të dorëhiqen dhe t’ja lënë vendin një tjetër qeverie, që të organizojë zgjedhje të besueshme dhe të lira’, ka insistuar gjinekologu, duke i cilësuar zgjedhjet e programuara në 23 dhjetor një ‘parodi’.

Mukwege, që ka ndarë çmimin së bashku me aktivisten Nadia Murad, akuzon ndër të tjera Kabila që nuk mbron femrat në Kongo.
’Populli kongolez është viktimë e dhunës së padëgjuar. Presidenti është fajtor që nuk i ka dhënë fund kurrë kësaj dhune-ka sulmuar ai-

Detyra e tij është të mbroj njerëzit e tij. Pas 20 vjetësh që është në pushtet mund të themi që nuk ka bërë kurrë asgjë, në mënyrë të veçantë për femrat.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb