LONDËR

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se numri i vdekjeve nga ebola në Kongo mund të tejkalojë shifrën prej 1.000 personave.

Në njoftimin e OBSH-së më tej thuhet se punonjësit mjekësorë në këtë vend afrikan tentojnë të parandalojnë përhapjen e sëmundjeve infektive, ndërsa shpesh herë përballen edhe me sulme fizike në klinika.

Në Kongo më shumë qendra për kurim janë djegur, ndërsa epidemiologu i OBSH-së Richard Mouzok më 19 prill u vra nga disa persona të armatosur.

Ministria e Shëndetësisë e Kongos njoftoi të enjten se gjithsej janë infektuar 1.510 njerëz, ndërsa se deri tani 994 kanë vdekur.

Ebola është një sëmundje e rrallë, serioze dhe shpesh vdekjeprurëse e shkaktuar nga virusi ebola. Ai transmetohet me kontakt të drejtpërdrejtë me gjak ose lëngje të tjera trupore të personave të infektuar, qoftë të gjallë apo të vdekur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb