KONGO

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 31 të tjera janë plagosur pas rrëzimit së një treni mallrash në Berna Leka, në Republikën demokratike të Kongos.

Në aksident janë përfshirë një numër i pa saktësuar klandestinësh. Sipas policisë hekurudhore, viktimat janë mbi të gjitha fëmijë dhe bilanci mund të rritet.

Në momentin e aksidentit treni po kalonte mbi një urë në lumin Luembe dhe shumë vagonë ranë në ujë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb